Është njëri nga shtetet vendimtare në zgjedhjet e kaluara dhe e tillë po mbetet edhe tani, Pensilvanisë nuk i dihet fituesi deri në votën e fundit.

Janë numëruar 90% të votave, derisa demokratët iu kanë afruar republikanëve me vetëm 0.8% apo përkthyer në vota, diç më shumë se 63.000, shkruan Ballkani.info.

Shifrat dhe ngjyra pritet t’i ndryshohet këtij shteti, në mos nga kutitë, nga votat postare 99%, thonë ekspertët.

E kur dihet se Biden ka 264 vota elektorale thuajse të sigurta, lirisht mund të themi se Amerika ka presidentin e ri./Ballkani.info/