Pendarovski: Shërbime sekrete të afërta me opozitën po më ndjekin 24 orë në ditë

Kandidati konsensual i partive në pushtet për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut Stevo Pendarovski thotë se tërë kohën është i ndjekur nga shërbime sekrete, për të cilat lë të nënkuptohet se janë të afërta me VMRO-DPMNE-në.

“Njëzet e katër orë mua, e me siguri edhe familjen time, po më ndjek një shërbim sekret i afërt me një parti tonën të madhe opozitare. Për 10 ditë disa herë janë publikuar fotografi që tregojnë se nga po lëvizi”, tha Pendarovski në intervistën e mbrëmshme për 1TV.

“Kjo është vetë sinjal për drejtimin në të cilin do të zhvillohet fushata presidenciale, vetëm se do të jetë edhe më e fëlliqur. Unë nuk jam i prirë për fushata nëntokësore, unë do të përgjigjem me argumente dhe publikisht. Mbetjet e regjimit nuk guxon të tolerohen, kjo është punë e institucioneve të kësaj qeverie”, tha kandidati i LSDM-së, të cilin e përkrahën edhe Bashkimit Demokratik për Integrim dhe partitë më të vogla të koalicionit qeveritar.

Pendarovski thotë se para pesë viteve, në kohën e regjimit, gjatë zgjedhjeve të kaluara presidenciale, nuk ka pasur ndjekje fizike, ndërsa telefoni i është përgjuar për katër vjet