Pendarovski: Mungesa e një date për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, minon mbështetjen për vlerat evropiane në shtetet tona

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se synim i tij është që të fillojnë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE.

Ai në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore në Tiranë ka deklaruar se vlerat evropiane duhet të fitojnë mbi vlerat populiste.

“Unë dua të fillojë fjalimin me këtë, këto ditë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përballen me një situatë që kërkon vëmendjen tonë personale dhe profesionale dhe kjo mund të sjellë zhgënjim tonin dhe tek partnerët tanë, mungesa e përcaktimit të një date për fillimin e negociatave për asocimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe mungesa e heqjes së vizave për Kosovën ka potencial për të minuar mbështetjen për vlerat evropiane në shtetet tona”.

“Andaj ne kemi përvoja që të ju ikim trendeve negative duke vazhduar që shoqëritë tona t’i dërgojmë të bazuara në vlerat evropiane, unë besoj për demokratizimin e shteteve në rajon duhet të rrisim ndërveprimin mes elitave politike dhe në të gjitha sferat të prodhojmë një paqe të qëndrueshme në rajon dhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik më të fuqishëm ku do të rezultojë në një ndërlidhje më të madhe me të vende tona”.

“Vlerta evropiane duhet të fitojnë mbi vlerat populiste dhe këtë lloj narrative ne duhet të krijojmë një atmosferë besimi dhe miqësie që të na ndihmojë të realizojmë probleme në mënyrë realiste”.

“Unë do të punojë që të fillojmë negociatat me BE-në siç bën disa nga vendet tona fqinje para pak vitesh, unë kam besim se ne vetëm nëse arrijmë të bëjmë paqe atëherë do të jetë qëllimi i të gjithë politikanëve për paqen në vend”, ka thënë Pendarovski.

loading…