Pemët dhe perimet të cilat të gjithë i mbajmë në frigorifer, por që nuk do të duhej t’i mbanim!

A e dini që do të mund të kursenim një sasi goxha parash në vit nëse ushqimin do ta depozitonim në mënyrë të drejtë?

Ekspertët tregojnë se ku është vendi i vërtetë që të vendosni pemët dhe perimet e freskëta, ndërkaq kjo taktikë mund t’ju ndihmojë të kurseni para.

Patatet, qepët dhe hudhrat

Gjithmonë duhet të qëndrojnë jashtë frigoriferit, më saktë në vend të errët në temperaturë dhome. Për t’ia zgjatur qëndrueshmërinë patateve, nxirrni nga qeset e plastikës.

Cilat pemë dhe perime patjetër duhet t’i mbani në frigorifer?

– Sallatat dhe të gjitha perimet e gjelbra
– Kastravecin dhe fasulen
– Karotën
– Dredhëzat, agrumet dhe grejpfrutin
– Kërpudhat (në ambalazh ngjyrë kafeje).