Pëlqehet kënga e Kreshës, Lyricalit dhe Ledrit, arrin një milion klikime brenda pak ditëve

Para pak ditëve, Lyrical Son, Ledri Vula dhe Mc Kresha publikuan këngën e re “Menemadhe”.

Ky projekt i reperëve të njohur është pjesë e albumit të PINT “United State of Albania”, që pritet të dalë në treg së shpejti.

Kënga siç shihet u pëlqye tejet shumë nga publiku pasi vetëm në pak ditë ka mbledhur mbi një milion shikime në YouTube.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe Lyrical Son i cili ndau një pjesë të projektit në Instagram gjersa thotë disa fjalë.

“A Milly A Milly … Ju dua qe te gjitheve ore heyy. Flm shume per krejt dashnin perkrahjen. . #Menemadhe#UsaAlbum”, janë fjalët e tij.

https://www.instagram.com/p/BtW3LugBP5v/?utm_source=ig_embed