Pejë: Vetura bie në lum, pesë të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në orët e para të ditës së sotme, saktësisht në orën 00:32 në fshatin Shtupeq i Madh, kur një veturë ka rënë në lumin “Lumbardh” në Rugovë të Pejës.

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë ë këtij aksidenti, njofton Policia e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

“Në ora 00:32 ne fshatin Shtupeq i Madh ka ndodhë një vetaksident, si pasojë e këtij vetaksidenti pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, tha për Ballkani.info Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Aksidenti , sipas Policisë, ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe pakujdesisë së drejtuesit të veturës.

“I njëjti duke qarkulluar në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Shtupeq, del nga rruga dhe bie në Lumbardh”, sqaroi Rugova./Ballkani.info/

loading…