Pejë: Rrahja me grushte në parking, paraburgim për dy të dyshuarit

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën alternative Paraqitja në Stacionin Policor ndaj të pandehurve P.D dhe A.D.

Të dyshuarit më  7 dhjetor rreth orës 12:54 minuta në Pejë me dashje e me përdorim të forcës i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit V.S në atë mënyrë që pas një zënke rreth parkingut të veturave dy të pandehurit e kishin goditur me grushta në kokë dhe në fytyrë viktimën dhe si pasojë viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore si shkak i lëndimeve të pësuara.

Me këto veprime të pandehurit P.D dhe A.D kishin për të kryer në bashkëkryerje veprën penale lëndim i lehtë trupor.