Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

Njëra nga ta, pasi ka pësuar lëndime trupore në shenjë revolte, ka dëmtuar veturën e të dyshuarit tjetër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe në shenjë revolte i ka dëmtuar veturën e të dyshuarit tjetër. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.