Pejë: Iu ofron ryshfet policëve, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën në Pejë një person, pasi që i njejti u kishte ofruar ryshfet zyrtarëve policorë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që i njëjti u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, shkruhet në njoftim të policisë.