Pejë: E gjuan me shishe birre babanë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se me datë 15.07.2023 e kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe birre babanë e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Pejë 15.07.2023-17:00. Është arrestuar me 17.07.2023 i dyshuari kosovar, pasi që me datën e cekur dyshohet se kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe (birre) viktimën mashkull kosovar –babanë e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.