Njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, të shtunën ka pranuar informatë se në një lokal në fshatin Kotradiq të Pejës, janë disa persona të dyshuar.
Me të marrë informatën e lartcekur, njësitet relevante menjëherë iu kanë përgjigjur rastit, dhe gjatë bastisjes, tek personi i dyshuar me inicialet A.K., janë gjetur armë.
Policia gjatë bastisjes tek i dyshuari A.K. ka gjetur dhe konfiskuar armë zjarri.
“Është gjetur dhe konfiskuar: Një pistoletë e tipit “TT” kalibri 9 milimetra; Një karikator i të njëjtës armë; Shtatë fishekë 9 milimetra. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje”, njoton policia.








