Pejë| Arrestohen tre persona të përfshirë në një rrahje

Policia në Pejë bën të ditur se mbrëmë ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Papa Klementi” nё Pejё ka ndodhur njё incident dhe se me të dalë në vendngjarje ka takuar personat e pёrfshirё nё rrahje. Deri te incidenti ka ardhur pasi peronat e dyshuar kanё shkёmbyer sms nё mes vete duke kanosur njёri tjetrin.

“Njёri nga tё dyshuarit pasi qё kishte lëndime trupore menjёherё ёshtё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe mё pas ёshtё sjellё nё Stacionin Policor nё Pejё pёr intervistim”, thuhet në komunikatën e policisë.

Organet e rendit po ashtu njoftojnë se dy tё dyshuarit tjerё janё arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe se pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janë dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.