Drogë

Pejë, aktakuzë ndaj tre personave për 145 kg drogë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve me inicialet B.G., M.G., dhe R.U., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia e Kosovës gjatë kontrollit të automjetit dhe rimorkios ka gjetur 145 kilogramë marihuanë.

“Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, B.G., M.G., dhe R.U., me datën 29 shtator të vitit 2018, në bashkëkryerje kanë transportuar substanca narkotike, me qëllim të shitjes. Nnë atë mënyrë që pasi i pandehuri B.G., një ditë me herët kishe marr informacione se ngarkesa me narkotik nga Republika e Shqipërisë kishte hyrë në Kosovë, i njëjti i lajmëron dy të pandehurit M.G., dhe R.U., ku që te tre me veturën e tipi “Opel Mariva” marrin rrugë nga Serbia për në Kosovë. Më pas, në rrugën Pejë-Deçan, marrin rimorkion e ngarkuar me narkotikë, dhe gjatë kthimit për në Serbi, hetohen nga Policia e Kosovës e cila ju vihet në ndjekje dhe arrijnë ti ndalojnë dhe arrestojnë, me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit dhe rimorkios gjendet 145 kilogram narkotik të llojit marihuanë”, thuhet në një komunikatë për media.

Sipas prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë