Pejë: Aksident mes veturës e motoçikletës, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojnë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Rugova tha më tej se të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë.