Pejania në gjendje të dehur shkakton vetaksident, arrestohet

Një femër në Pejë është arrestuar pasi në gjendje të dehur e ka drejtuar automjetin.

E si pasojë e saj ka shkaktuar vetaksident duke e goditur një veturë tjetër.

NGASJE E AUTOMJETIT NË GJENDJE TË DEHUR/ Rr. Eliot Engel, Pejë 28.08.2022-01:05.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta derisa ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër”, thuhet në raportin e PK-së

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.