Pejani kanos me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it

Një burrë është arrestuar në Pejë pasi ka kanosur me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it.

Policia njofton përmes raportit, se punëtorët ishin duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur me një sëpatë dy viktimat meshkuj K/shqiptar punëtor të KEDS-it të cilët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.