Pejë

Pejani i dehur sulmon familjarët, demolon shtëpinë dhe tenton t’ia vë flakën ushqimit të bagëtive

Një person në Pejë është arrestuar për dhunë në familje.

Ai dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi, dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive.

Ai është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE – Pejë  30.09.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur viktimën mashkull kosovar, babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi, dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”