Peja zgjohet me posterë, kërkohet dorëheqja e Fatmire Kollçakut të VV-së

Qyteti i Pejës sot është zgjuar me dhjetëra posterë, ku shihet fotografia e Fatmire Kollçakut.

Përmes këtyre posterëve Kollçakut i kërkohet të japë dorëheqje, ndërsa në ta është janë shkruar edhe fjalët e një analisti serb ku thoshte “Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”, që i kishte shpërndarë nënkryetarja e VV-së në Facebook.

Deputetja pas reagimeve të shumta e  fshiu statusin e saj, dhe tha se shkrimi që bëri u keqinterpretua.

Kujtojmë që për këtë postim ka reaguar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai tha se ndër të tjera se: Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”. /Reporteri.net/.