Tiranë

Pedofili italian arrestohet në Tiranë

Një shtetas italian, i cili ishte i dënuar nga gjykata e vendit fqinj për krime ndaj të miturve është arrestuar në Tiranë.

Shtetasi italian i arrestuar quhet Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë dhe është diplomuar për pedagogji për të mitur.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat policia, ka bërë me dije se operacioni për kapjen e shtetasit italian u bë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italiane.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili.

Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh, raporton Vizionplus.