Peci: Universitetit të Prishtinës t’i ndërrohet emri, mos të quhet më “Hasan Prishtina”
Analisti i njohur, Lulzim Peci mendon se emërtimi i universiteteve në Kosovë me emera të patriotëve duhet të ndërrohet dhe ato duhet të kenë nderlidhje me personalitetet e shquara shkencore të Kosovës.
“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet të riemërohet në “Dervish Rozhaja”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” duhet të riemërohet ne “Ejup Hamiti”, ai i Gjilanit ”Kadri Zeka” në “Nexhat Orana”, dhe Universiteti i Pejës ”Haxhi Zeka” në “Ali Hadri””, shkruan Peci, transmeton Ballkani.info.
Ai thotë se ka ardhë koha që dijes dhe shkencës kosovare t’i jepim nderin e merituar, të cilin e kemi harruar dhe injoruar.
“Mos të mendojmë se patriotët tanë nderohen duke ju vënë emra të universiteteve”, shkruan ai në fund. /Ballkani.info/