Peci: Thaçi tentoi që eshtrat e Isa Boletinit të mos varrosen në Boletin për shkak të ndryshimit të kufijve

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Peci, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7 ka lëshuar akuza të rënda drejt presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Ai deklaroi se me rastin e rivarrosjes së eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletinit, Thaçi ka tentuar që ta ndryshojë lokacionin.

Sipas tij, Thaçi ka tentuar që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në Shqipëri e jo në Boletin, për shkak se nëse do ndodhte ndryshimi i kufijve ato do të mbeteshin jashtë Kosovës.

“Eshtrat e Isa Boletinit ka dashur t’i varrosë në Shqipëri për shkak të ndjeshmërisë së rastit e të mos i dërgojë në Boletin” tha Peci.

Tutje ai deklaroi se ka pasur bisedë me Thaçin dhe se përmes bisedave, kjo bisedë është hedhur poshtë.

“Kam pasur bisedë me të dhe jam krenar që e kemi mposhtur këtë ide”, deklaroi ai.

loading…