Peci: Të ndalohen me ligj mbajtja e burkave dhe ferexheve

Analisti i njohur kosovar, Lulzim Peci është përfshirë në debatin rreth mbajtjes së burkave dhe ferexheve në Kosovë.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të inicojë ligjin për ndalimin e tyre.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosoves duhet te inicoj ligjin per ndalimin e burkave dhe ferexheve, i cili ne baze te mendimit tim, do te kete implikime pozitive per sigurine e qytetareve tone.

Besimi eshte e drejte elementare dhe e patjetersueshme njerezore, por radikalizmi dhe fanatizmi fetare jane te papranueshem, dhe kjo eshte nje ceshtje vitale sidomos per popullin tone multi-religjioz.

Fundamentalizmi fetare ne Kosove nuk mund te trajtohet vetem permes “konvertimit ideologjik” dhe re-integrimit te personave me bindje te tilla ekstremiste ne shoqeri.

Angazhim ne kete drejtim i Qeverise se Kosoves duhet te jete edhe marrja e masave ligjore ndaj personave qe nuk mund te identifikohen per shkak te mbuleses mbi future, pasi kjo paraqet edhe rrezik per qytetaret dhe sigurine kombetare te vendit tone, dhe ate sidomos ne rast te rrezikut nga sulmet terroriste, kercenimi prej te cilave nuk eshte eliminuar ne terresi.

Toleranca eshte e domosdoshme per eliminimin e ekstremizmit religjioz ne Kosove, por keqperdorimi i saj nga fanatiket dhe radikalistet fetare eshte i pajustifikueshem dhe i papranueshem.

Kete duhet ta kete te qarte Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves, te cilet nuk guxojne te qendrojne inert perballe ekstremiznit dhe fanatizmit fetare.