Peci pretendon se largimi i Kica –Xhelilit ndodhi pasi Osmani dhe Kurti refuzuan ta emëronin zv/kryeministre

Ministri i Bujqësisë dhe njëri nga kryetarët e partisë Guxo ka folur për largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga kjo parti dhe aderimi i saj në LDK.

Peci ka thënë se njëra nga arsyet e largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga kjo parti ishte refuzimi për të qenë zëvendëskryeministre, refuzim ky që, sipas tij, Kica-Xhelili e kishte mësuar pas 1 viti.

Peci tha se ishte përfolur emri i Kica-Xhelilit për të qenë që ajo të jetë zëvendëskryeministre, por sipas tij, në fund, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vendosur që ajo mos ta marrë këtë pozitë.

Sipas tij, ky refuzim ka ardhur si pasojë e mungesës profesionale institucionale.

“Deputetja ka qenë pjesë e përfoljes për mundësinë që ajo me qenë zv/kryeministre, dhe ka pasur një refuzim prej Guxo’s këtë informacion deputetja në fjalë e ka marrë diku pas 1 viti, dhe unë e kam parë që ajo ka tentua me gjet një arsyetim për m’u largu. Emrin e saj e ka përmend edhe dikush prej Guxo-s edhe dikush prej VV-së, arsyeja që mos me qenë, ka qenë veç me ia dhënë rastin me u martua politikisht. Refuzimi që deputetja në fjalë me qenë zëvendëskryeministre, idenë e ka pas shumë të shëndoshë, që thjesht mos me sfidua dhe mos me fut në një pozicion me mungesën e përvojës institucionale. Ka qenë emër që e ka pas besimin e Vjosës dhe të gjithë neve. Unë jam njëri prej atyre që e kam përkrahë shumë”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Peci tregoi se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vendosur që Kica-Xhelili të mos jetë zëvendëskryeministre.

“Akterët kyç kanë vendos, Vjosa Omsani dhe Albin Kurti”, tha Peci.