Peci i serviloset Kurtit, e arsyeton videon propagandistike të LVV-së

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për videon e publikuar të VV-së ku sulmohen pushtetarët e vjetër.

Peci në T7 tha se VV-ja nuk mund të qëndrojë indiferentë, kur lideri i tyre krahastohet me një regjim diktatorial.

“Videoja në kuptimin që VV-ja sado që nuk kam të drejtë të flasë në emër të tyre, megjithatë nuk munden me qëndru ata indiferent karshi një gjuhë në të cilën krahasohet lideri i tyre me një regjim totalitar, e regjim diktatorial që ka ushtru gjenocid në Kosovë e Bosnje. Gjuha e tillë e urrejtjes që po e shpërfaqin disa akterë të opozitës nuk munden thjesht që VV–ja me qëndru krejt indiferent”, tha ai.