PE-ja e ashpër me Serbinë, kërkon harmonizim me BE-në për politikën e jashtme

Parlamenti Evropian sonte përfundoi debatin për rezolutën për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (CFSP) të BE-së, e cila duhet të miratohet nesër dhe në pjesën e atij dokumenti që i referohet Serbisë, thuhet se Beogradi duhet të harmonizohet me Bashkimin e Evropës rreth politikës së jashtme.

Në rezolutë, kur bëhet fjalë për Serbinë, thuhet se Parlamenti Evropian “shpreh keqardhjen për shkallën e ulët të përputhshmërisë së vazhdueshme të Serbisë” me CFSP-në dhe përsërit se “kapitujt e rinj të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj ndaj reformave në këto fusha – të demokracisë dhe qeverisjes dhe të tregojë se është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të BE-së”, transmeton Demokracia.com.

Në rezolutën e PE-së, e autorizuar nga kryetari i komitetit të punëve të jashtme të PE, gjermani David McAllister, thuhet se Serbia, si një vend që përpiqet për integrim evropian, “duhet t’u përmbahet vlerave dhe të drejtave të përbashkëta të BE-së”.