PDK

PDK zyrtarizon sot dy kandidatë për kryetarë komunash

Partia Demokratike e Kosovës, sot zyrtarizon kandidatët për kryetarë të komunave në Prizren dhe Fushë Kosovë.

Prezantimin e tyre do të bëjë, kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj. Sipas njoftimit për media nga PDK, konferenca për prezantimin e kandidatit për kryetar të Prizrenit do të mbahet në ora 13:00, për të vazhduar në ora 15:00 me prezantimin e kandidatit për kryetar të Fushë Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës në asnjërën prej këtyre komunave nuk qeverisë. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.