Partia Demokratike e Kosovës sot ka përmbyllur zgjedhjet e brendshme në degën e Obiliqit dhe atë në Has të Prizrenit.
Me shumicë të votave të delegatëve kryetar i degës në Obiliq u zgjodh Lulzim Sadiku, ndërsa në Has të Prizrenit kryetar u zgjodh Adem Morina.
Kuvendi i degës së PDK-së në Obiliq, zgjodhi edhe Këshillin drejtues me 35 anëtarë si dhe 5 delegatët për Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor.
Punimet e Kuvendit zgjedhor të degës në emër te kryetarit Kadri Veseli i përshëndeti nënkryetari i partisë, Bajrush Xhemajli.
“Procesi zgjedhor në PDK rikonfirmon fuqinë politike të partisë më të madhe në vend e cila në këtë proces po reformohet dhe fuqizohet edhe më shumë për Dekadën e Re”.

Ndërsa, kuvendi zgjedhor i degës në Has të Prizrenit, zgjodhi edhe Këshillin drejtues prej 40 anëtarësh dhe delegatët për Konventën qendrore.
Të pranishmit fillimisht i përshëndeti kryetari i deritashëm i degës, Nezir Çoçaj, i cili prezantoi të arriturat e degës.







