PDK: VV t’i sjellë 40 nënshkrimet për seancën e mocionit, ne i japim 24 vota për rrëzimin e Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës edhe një herë ka përsëritur se nëse Lëvizja Vetëvendosje i dorëzon 40 nënshkrime për seancën e mocionit të votëbesimit, atëherë kjo parit voton rrëzimin e Qeverisë.

Zëdhënësi Avni Bytyçi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se PDK nuk beson në mentalitetin arkaik të borxheve në politikë.

Ai ka thënë se nëse Kosova shkon në zgjedhje për shkak se shterohen rrugët institucionale, PDK është gati.

“Përjashtim bën këtu situata kur 40 nënshkrime i sjellë VV në seancë për mocionin e votëbesimit. Atëherë, PDK do ta votoj rrëzimin qeverise duke ofruar 24 vota.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në mentalitetin arkaik të borxheve në politikë. Tuxharllëku i partive tjera politike për postin e presidentit, janë të pakuptimta, ne besojmë në parime dhe marrëveshje politike.

Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati!

*Përjashtim bën këtu situata kur 40 nënshkrime i sjellë VV në seancë për mocionin e votëbesimit. Atëherë, PDK do ta votoj rrëzimin qeverise duke ofruar 24 vota.