PDK vazhdon shpërndarjen e ndihmave në Skënderaj

Sami Lushtaku ka njoftuar se dega e PDK-së në Skenderaj edhe sot ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore e higjienike nëpër fshatrat e Skenderajt.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se aksioni ka vazhduar në Llaushë, Tushilë, Aqarevë, Rakinicë, Kopiliq, Vojnikë, Turiqec, Runik, Qubrel, Kosterrc, Leqinë Syriganë, Klinë të Epërme dhe do të shtrihet në të gjithë fshatrat e komunës.

Ndërkaq, kritika ky i fundit ka marrë nga kryetari i komunës, Bekim Jashari, pasi i njëjti dje ka shpërndarë pako me ndihma ne logon e PDK-së.

Jashari tha se ka marrë thirrje nga qytetarë e biznese se Lushtaku dhe njerëzit e tij i kanë kërkuar në emër të partisë donacione për t’i shpërndarë tek njerëzit në nevojë duke bërë fushatë për partinë.

Nuk vonoi dhe reagoi fuqishëm Lushtaku, i cili tha se Jashari prej se është emëruar kryetar i Skenderajt është shndërruar në një figurë prej viktime dhe përçarësi.

Lushtaku e akuzoi Jasharin edhe për dështim si kryetar komune, duke thënë se gati 3 vite si i pari i Skenderajt nuk e ka bërë asnjë projekt madhor.

Postimi i plotë:

Dega e PDK-së në Skenderaj edhe sot ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore e higjienike nëpër fshatrat e Skenderajt. Aksioni ka vazhduar në Llaushë, Tushilë, Aqarevë, Rakinicë, Kopiliq, Vojnikë, Turiqec, Runik, Qubrel, Kosterrc, Leqinë Syriganë, Klinë të Epërme dhe do të shtrihet në të gjithë fshatrat e komunës sonë.

Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë aksion për të ju gjendur afër qytetarëve që kanë nevojë. Këtë sfidë do ta kalojmë së bashku duke ju qëndruar afër me aq sa kemi mundësi. Ditëve të ardhshme këto familje do të përfitojnë edhe miell.