PDK tregon nëse kanë pranuar ftesë nga presidenti për takim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që të mërkurën dhe të enjten paradite t’i takoj liderët e partive politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kështu kanë deklaruar sot brenda partive politike,  ku kanë theksuar se pritet që i pari i vendit, pas takimeve që do të zhvilloj me liderët, të vendosë nëse do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të reja.

E partia më e madhe opozitare në vend po ashtu është deklaruar lidhur me ftesën nga presidenti.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyqi, ka thënë se ende nuk kanë marrë një ftesë të tillë.

“Nuk kemi ftesë, kur vjen ju njoftojmë”, është përgjigjur shkurt ai.