Orët e fundit për konfirmimin e aktakuzës së Speciales, PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media, në selinë qendrore në Prishtinë.

Konferenca e PDK’së do të mbahet në orën 20:00 në zyret e selisë qendrore.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

“Ftesë për media Partia Demokratike e Kosovës mban sonte konferencë për media, nga ora 20:00, në zyret e selisë qëndrore”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë nuk është treguar se kush do të flasë, apo çfarë do të flitet.