PDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot në ora 11:00 do të mbajë konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ky subjekt politik përmes një komunikate për media.

Arsyeja nuk dihet për këtë konferencë.

“Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot në ora 11:00 mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga Sheshi. Dita: E premte Vendi: Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga Sheshi. Koha: 11:00”, thuhet në njoftim.