Dega e PDK-së në Lipjan, ka reguar pas arrestimit të sotëm të 12 personave të dyshuar për keqpërdorim në Ministrinë e Bujqësisë, si dhe bastisjet në disa qytete, përfshirë edhe Lipjanin.

“Dega e PDK-së në Lipjan në vazhdimësi ka ngritur zërin dhe ka ofrua fakte për keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga komuna e Lipjanit. Ne mbështesim aksionet dhe punën e organeve kompetente që vepruan sot edhe në komunën e Lipjanit për të ndaluar keqpërdorimin e zyrtarëve komunal”, thekson kjo degë, shkruan Ballkani.info.

Sipas PDK-së, zyrtarët e dyshuar janë pjesë e strukturave të LDK-së në Lipjan dhe kanë patur mbështetje të fuqishme nga kryetari Ahmeti.

“Madje ne mendojmë se çdo keqpërdorim i detyrës zyrtare nga administrata, bëhet nën motivimin që iu vie zyrtarëve të administratës e në veçanti drejtorëve nga ana e kryetarit Ahmeti i cili në vazhdimësi bënë diskriminim në ofrimin e shërbimeve komunale, për çfarë e kemi ngritur zërin në vazhdimësi.

Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët e Lipjanit që të reagojnë institucionalisht për çfardo shkelje, detyrimi, diskriminimi e pengimi që iu bëhet nga ana e udhëheqjes së komunës tonë. Ne inkurajojmë organet kompetente që të vazhdojnē madje ex officio që të hetojnë të gjitha drejtoritë sepse komuna e Lipjanit është e stërmbushur me shkelje ligjore për këto 8 vite qeverisjeje. Në vijim po paraqesim reagimet tona si degë për keq-qeverisjen e shkeljet ligjore nga zyrtarët dhe kryetari i komunës në Lipjan”, thekson kjo degë e PDK-së. /Ballkani.info/