Partia Demokratike e Kosovës ia ka ribërë ‘shumicën’ qeverisjes në Prishtinë, që drejtohet nga Përparim Rama.
Pas goditjes që qeverisja e Përparim Ramës pësoi nga opozita në Prishtinë, në krye me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila më së shumti goditi LDK-në, partneri i saj në kryeqytet, PDK-ja, ia ka ribërë sërish shumicën, duke ia marrë Lëvizjes Vetëvendosje një asambliste të Prishtinës.
Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar sot që PDK-së i është bashkuar një asambleiste. Berna Saraçi, asambliste nga Lëvizja Vetëvendosje iu bashkua sot ekipit të PDK-së në asamble në kryeqytet.
Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar të shoh se si vizioni “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi”, shtoi Sahatçiu në postimin e saj në Facebook.
Ndryshe, ditë më parë, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, e kishte braktisur LDK dhe me votën e tij, opozita në Prishtinë, LVV, AAK, AKR, Nisma kishin arritur t’i marrin ndërmarrjet publike.
Në linkun më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Sahatçiut:







