PDK-së i bashkohen aktivistë të Nismës dhe LDK-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Kadri Veseli, i uroi mirëseardhje kryetarit të Nismës për Diasporë, Ajet Zmajlajn, kryetarit të Nismës për Slloveni, Ramë Balajt, aktivistit të LDK’së, Vahid Ibrahimi, ekonomistëve Ardiana Zmajlaj dhe Rabije Xhigoli, inxhinierit të ndërtimtarisë, Erson Sukajt, ekspertit të komunikacionit, Bardhyl Abazit, gjeodetit Isak Bejtullahut, politologes Kaltrina Alushanit, aktivistes Kaltrina Beqirit dhe ekonomistit të njohur Remzi Llumnicajt.

Ai tha se njerëzit që po i bashkohen PDK’së, nuk kanë të ndalur sepse vetëm PDK’ja mund ta ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Veseli edhe njëherë e përmendi luftën kundër korrupsionit.

“Frontet e luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jenë në çdo vend, prandaj të shumtë janë edhe njerëzit anekënd Kosovës dhe diasporës sonë, që po i bashkohen vizionit të PDK-së”, shkroi Veseli.

“Mbështeteni edhe ju luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Shpërndajeni!”, përfundoi kandidati për kryeministër.

loading…