PDK reagon pas largimit të dy anëtarëve nga partia: Po shantazhohet Veseli

Pas dorëheqjes nga partia të antarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Kastriot Berisha e Fatmir Shurdhaj, ka reaguar Dega e PDK-së në Malishevë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ata thanë se arsyetimet e ish-antarëve që dhanë dorëheqje nga partia nuk janë bindëse.

” Sot nga radhët tona u larguan dy aktivistë. Arsyetimi i tyre nuk ishte bindës. Ne sapo përfunduam procesin zgjedhor nga ku dolën organet e reja të Degës. PDK-ja, por jo vetëm, nuk kishin organizuar zgjedhje më demokratike, të hapura e konkuruese se sa këto.Patëm 4 kandidatë për kryetar Dege”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, kandidatët që dhanë dorëheqje kishin qëllime jo të mira ndaj partisë.

“E para, kishin hyrë me çdo kusht, të fitojnë, dhe këtë fitore ta përdornin për të shantazhuar PDK-në dhe kryetarin Veseli! E dyta, u pa qartë se ata që i shtynin dhe i inkurajonin ishin anëtarë të subjekti NISMA që Shurdhaj edhe më 2013 i kishte mbështetur hapur! E treta, me pozitat e fituara të kalonin në AAK. E katërta, të realizonin interesa personale dhe të kushtëzuara”, kanë shkruar ata në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtar dhe aktivistë të PDK-së, Dega në Malishevë. Sot nga radhët tona u larguan dy aktivistë. Arsyetimi i tyre nuk ishte bindës. Ne sapo përfunduam procesin zgjedhor nga ku dolën organet e reja të Degës. PDK-ja, por jo vetëm, nuk kishin organizuar zgjedhje më demokratike, të hapura e konkuruese se sa këto.Patëm 4 kandidatë për kryetar Dege. Të gjithë kandidatët në paraqitjen e Programit të tyre u shprehen se procesi ishte madhështor, demokratik e i organizuar shkëlqyeshëm nga monitoruesit e zgjedhjeve nga Prishtina. Kandidatët që humbën ishin të zhgënjyer e të pakënaqur me votat që morën! Demokracia duhej të zbatohej në jetë, por Shurdhaj e Berisha dështuan edhe këtu. Ata shprehen pakënaqësi që nuk fituan. E lëshuan partinë! Në arsyetimin e tyre njëri tha se kishte organizuar 30 nëndegë të reja por që nuk e votuan atë, dhe tjetri tha se shin manipuluar ato! Kontradiktore kjo! Vet z.Shurdhaj kishte marrë pjesë në të gjitha nëndegët por jo edhe kandidati fitues! Por sot e pamë qëllimin e tyre në këtë garë. E para, kishin hyrë me çdo kusht, të fitojnë, dhe këtë fitore ta përdornin për të shantazhuar PDK-në dhe kryetarin Veseli! E dyta, u pa qartë se ata që i shtynin dhe i inkurajonin ishin anëtarë të subjekti NISMA që Shurdhaj edhe më 2013 i kishte mbështetur hapur! E treta, me pozitat e fituara të kalonin në AAK. E katërta, të realizonin interesa personale dhe të kushtëzuara!
Por PDK-ja, Dega në Malishevë mbetet e fuqishme si partia opozitare më e madhe dhe e cila është e bindur se do të dalë partia fituese në zgjedhjet e ardhshme. Gjithmonë të humburit kanë të drejtë të ankohen, sidomos Shurdhaj i cili nga ky largim nuk fitoi asnjë mbështetje nga Banja e tij, por e fitoi epitetin e “Piratit të PDK-së” që i quante ai dikur të larguarit-vendasit e tij banjas nga PDK-ja në NISMA!
Ne vazhdojmë fuqishëm me PDK!