Pavarësisht akuzave dhe kundër-akuzave tanimë të ripërtypura në mes politikanëve për Gjykatën Speciale, dy fakte duhet t’i kemi parasysh, dhe atë që:
Se pari që kjo gjykatë është votuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe atë prej deputetëve te partive që sot e akuzojnë dhe kundër-akuzojne njëra tjetrën, dhe se dyti, që Gjykata do ta bëjë punën e saj pavarësisht se çfarë deklarojnë politikanët vendorë.
Prandaj, më së miri do të ishte të heqet dorë nga ky diskurs i dëmshëm politik, i cili përpos tensioneve farsë asgjë tjetër nuk do t’i sjellin vendit.
Kështu ka komentuar sot analisti i njohur dhe ish ambasadori kosovar, Lulzim Peci lidhur me reagimet për shkuarjen në Hagë të disa nga ish komandantët e UÇK-së, respektivisht të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, raporton Ballkani.info.
Në vitin 2015 vetëm tre deputetë të PDK-së nuk e kishin votuar themelimin e Gjykatës Speciale, kurse pjesa tjetër të gjithë.
Deputetët e LDK-së kishin votuar të gjithë pro, kurse në sallë nuk ishin të pranishëm deputetët e AAK-së dhe VV-së aso kohe. /Ballkani.info/







