PDK pritet të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti

Partia Demokratike e Kosovës pritet të marrë pjesë në takimin e ftuar sot nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen me pandeminë e koronavirusit.

Klan Kosova merr vesh se PDK-ja do t’i përgjigjet ftesës së Kurtit, ndërsa në emër të këtij subjekti politik në këtë takim do të merr pjesë nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi.