PDK në Prizren prezanton listën zyrtare të kandidatëve për asamble

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren ka prezantuar listën e kandidatëve për asamble komunale, raporton Scanner.

Sipas njoftimit tê Degës, lista e Kandidatëve të PDK-së në Prizren është e larmishme dhe përfaqëson të gjitha kategoritë sociale të qytetit, lagjeve, rretheve dhe nëndegëve, ka njerëz me vlera profesionale, me të kaluar dhe histori heroike dhe është zëri i qytetarëve që duan të dëgjohen, përfaqësohen dhe të përfshihen!

“Lista jonë është përpiluar në bazë të kritereve të para caktuara në Kryesinë e Degës dhe shumica e emrave në listë janë propozuar nga Kryesitë e Nëndegëve nga ata vinë, me përkrahje maksimale nga lagjet, qytetarët, aktivistët e anëtarët e PDK-së!

Kjo është lista fituese, këta janë emrat që përfaqësojnë Prizrenin, këta janë ekipi më i mirë në garë, këta përfaqësojnë vizionin për qytetin që duam!

Me Kandidatin më të mirë për Kryetar Z. Shaqir Totaj, Shefin e Shtabit Z. Kujtim Gashi, me listën e mrekullueshme të Kandidatëve për Kuvend dhe me një ekipë të madhe prapa nesh që po punon pa rreshtur, fitorja është e sigurtë!”, thuhet në njoftim.