PDK: Në këtë Kuvend s’do të ketë normalitet pa themelimin e komisionit hetimor

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Komisioni hetimor për energjinë i kërkuar nga opozita duhet të themelohet, përndryshe sipas tyre nuk do të ketë normalitet në Kuvend.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që pushteti t`i thotë opozitës përmirësoje kërkesën për komisioni, ne nuk biem pre e pushteti, por do të kërkojmë themelimin e Komisionit për energjinë”, ka thënë Abelard Tahiri ndër të tjera në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit.

Ai ka thënë se duhet të dihet se ku kanë shkuar miliona euro për energjinë që nga muajt janar e deri në prill.

“Nuk do të ketë normalitet në Kuvend pa krijimi ne komisionit”, ka thënë në konferencë ë jashtëzakonshme në hollin e Kuvendit të Kosovës”, tha ai.