Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka bërë të ditur se nga muaji i ardhshëm do të publikojnë emrat e kandidatëve për kryetar të Komunave, për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin tjetër.
Kështu bëri të ditur ai përmes një konference për media, të përbashkët me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Që nga java e ardhshme do të publikojmë emrat e kandidatëve për kryetar të Komunës në mënyrë publike, në mënyrë që të jemi të gatshëm për zgjedhjet lokale. Në këto, PDK do të fitojë shumicën absolute.”, ka thënë Veseli.
Veç kësaj, ai theksoi se do të publikohen edhe emrat e kandidatëve për asambleist.
Mes tjerash, Veseli ka thënë se komunat e udhëhequra nga PDK, janë radhitur si më të suksesshmet gjatë këtij viti.







