Dialogu

PDK merr pjesë në seancën e nesërme, por s’e voton rezolutën e LDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të së mërkurës për dialogun me Serbinë të inciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Po kjo parti nuk do të votojë rezolutën e propozuar nga LDK që ia ndalon secilit të flas me Serbinë për çështjen e kufijve.

Memli Krasniqi i ka thënë Klan Kosovës se rezoluta që duhet të votohet duhet ta kalojë këtë pikë të propozuar nga LDK dhe të përfshijë edhe pika të tjera siç është ndalimi i krijimit të një autoriteteti të tretë në Kosovë si dhe kërkesën për njohjen reciproke.