PDK mban sot konferencë për medie, nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë, sot ka thirrur një konferencë për media.

Në njoftimin e partisë është bërë e ditur se konferenca do të mbahet te monumenti Newborn si dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

“Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për media. (Te monumenti ” NEWBORN” tek Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00)”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dega e Partisë Demokratike në Prishtinë kohëve të fundit ka mbajtur shpesh konferenca të dielave, ku ka paraqitur ankesat ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit me kryeqytetin.

Po ashtu, PDK ka propozuar që Trafiku Urban të jetë pa pagesë për qytetarët deri në muajin mars, ide kjo që ka marrë pëlqimin edhe në Kuvendin Komunal në Prishtinë.