PDK lëshon mbledhjen e Kryesisë, Hamza: PDK-ja nuk e përkrah nismën e VV-së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“U trajtua propozimi për një pikë të rendit të ditës, ligji për zgjedhjet. Ne paradite patëm një seancë ku shumë deputetë i ngritën çështjet që janë me urgjencë, siç është trajtimit me pandeminë, gjendja me ekonominë…”, tha ai.

Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore. Ka nevojë për përmirsime në këtë fushë, por ne e dhamë mendimin që nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe urgjencë”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, për këtë çështje duhet të konsultohet edhe avokati i popullit, KQZ, shoqëria civile, ta trajtojnë këtë çështje.

“Jemi të interesuar që sa më shumë të krijojmë kushte për diasporën tonë, por jemi të interesuar për reformë substanciale. Por ne nuk e pamë të nevojshme të jemi në këtë mbledhje të kryesisë”, është shprehur ai.