Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të kërkojë që veteranët të jenë pjesë e Ligjit për pagën minimale.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca që seanca e kuvendit të shtyhet për nesër, por edhe një herë ka insistua që veteranët e UÇK-së që të përfshihen në Ligjin për pagën minimale.
“Mendoj që kjo padrejtësi duhet të korrigjohet, duke i lënë jashtë pagës minimale, si kategoria e veteranëve, është e pa tolerueshme…. Ne po mundohemi të jemi shumë konstruktiv, ju kemi kërkuar juve që të mos jenë veteranët që të përplasemi brenda Kuvendit të Kosovës. Ju kemi kërkuar që të bisedoni me veteranët e pastaj të vendoset për pagën minimale, por ju vazhduar. … ne po kërkojmë sqarim… sot në respekt të atyre njerëzve që po protestojnë në këto temperatura të larta ta anulojmë këtë seancë….Po kërkojmë që të ndërpritet kjo seancë… Një dialog mes këtyre palëve që të arrijmë një kompromis. Po kërkojmë nuk duam që veteranët me qenë një kategori që përplasemi si pozitë e opozitë, kjo kategori duhet t’na bashkojë Kërkesë e jona është të ndërpritet kjo seancë, të mblidhet komisioni për buxhet e transfere, të ftohet ministri dhe të diskutohet kjo çështje dhe nesër të vazhdohet seanca për trustin që është sot në rend të ditës”, ka thënë Tahiri







