PDK kërkon nga Qeveria të shpalosë detaje nga bisedimet e djeshme në Bruksel

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas takimeve të djeshme mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka shkruar se qëndrimi i PDK-së për dialogun mbetet i pandryshuar teksa ka kërkuar nga Qeveria që të shpalosë detaje nga bisedimet e djeshme në Bruksel

“Qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar. Në presim nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaqerisht SHBA dhe BE ne arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, shkruan ai.

“Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO për të parandaluar çfarëdo mundësie për dhunë dhe bllokimin e lirisë së lëvizjes. Ne te njëjtën kohe, ftojmë Qeverinë dhe KM qe te rrisë transparencën rreth dialogut. Është mëse e rëndësishme që të shpalosen detajet e bisedimeve të djeshme në Bruksel, si dhe planet e qeverisë për të shtyrë procesin përpara”, shtoi ai.