PDK-ja zyrtarizon Isni Kilajn në garën për kryetar të Malishevës

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Malishevës.

Sipas njoftimit në Facebook nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Isni Kilaj do të jetë në garë për të fituar titullin e të parit të kësaj komune.

Ai ka thënë se Komuna e Malishevës ka nevojë për vizion të ri qeverisës, si dhe ka nevojë për energji të reja në qeverisje.

“Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, e njeh mirë secilën lagje e secilin fshat të Malishevës dhe ka aftësinë të unifikojë gjithë qytetarët rreth vizionit të ri që i duhet të rinjve e të rejave në Malishevë. Qytetarët e Malishevës meritojnë një zhvillim më të shpejtë e me perspektivë të qartë për gjeneratat e reja. Me besimin e gjithë qytetarëve të Malishevës pa dallim, me vizion e program të qartë, kryetari Isni Kilaj dhe kandidatët e PDK-së për Asamble Komunale do të punojnë ndershëm dhe me transparencë të plotë për zhvillimin e Malishevës”, ka shkruar ai.