Arben Gecaj, anëtar i Kryesisë së PDK-së, thotë se kjo partia duhet t’i ketë minimalisht 220 mijë votues.
“Një kontigjent shumë i vetedijshëm politik, individ, familjar e grupe shoqerore te cilet qe nga te 70-ta kishin rezistuar me te gjitha mjetet politike e ushtarake per nje vend të lirë. Duke qenë kritike, kjo trupë ne zgjedhjet e fundit kishte shtruar disa kerkesa e pyetje, ndër to edhe; Duam të mbeteni të njejtë e mos te lastoheni shumë, lakmia mos t’ju marr para”, ka shkruar Gecaj.
“Ata edhe na denuan. Personalisht mendoj se kishin te drejtë”, shton tutje ai.
Megjithatë, sipas tij, tash është më ndryshe.
“Reformen e kam perjetuar personalisht! Pas reformes, reflektimit dhe masave konkrete si dhe zgjedhjeve shume te sukseshme si dhe ringjalljes komplete te struktures se rinise demokratike me moshe maksimale deri në 25 dhe pas nje pune ne teren gati dy vjecare ku ne diskutim kishim pyetjen Çfarë PDK-je duam ne, tani më shumë se kurrë jam i sigurtë. PDK do të fitojë, bindshëm!”, ka shkruar në fund të postimit Gecaj. /Ballkani.info/







