PDK-ja në Qeveri? Ja çfarë thotë Enver Hoxhaj

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mohuar se PDK-ja do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës të drejtuar nga LDK-ja.

Ai ka thënë se deri më tash nuk ka një vendim që partia e drejtuar nga Kadri Veseli të jetë pjesë e qeverisë.

“Nuk mund të themi se do të jemi pjesë e Qeverisë, derisa nuk ka vendim të partisë”, ka thënë Hoxhaj.

Në insistimin e drejtuesit të emisionit se çfarë do të preferonte ai, Hoxhaj ka thënë se nuk mund të flet në studio televizive në emër të PDK-së, pasi që vendimi merret në kryesi të partisë.

“Nuk ka situatë të re që në të ndryshojmë qëndrim”, ka thënë Hoxhaj.

Më pas Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se deri më tash nuk ka krijuar grup punues për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit të arritur në Uashington.

“Kush do të duhej të bënte e çfarë të bënte për zbatimin e kësaj marrëveshje. Pra marrëveshja është nënshkruar më 4 shtator dhe ne deri më tash nuk kemi asnjë grup punues që të dihet se kush do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit”, ka thënë Hoxhaj.