PDK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Kadri Veseli s’ka kundërkandidat

Partia Demokratike e Kosovës, të dielën më 16 qershor, do të mbajë Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjidhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.

Por, PDK-ja, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë të udhëhiqet nga po i njëjti lider, gjegjësisht nga kryetari i tanishëm, Kadri Veseli, pasi ai do të jetë i vetmi kandidat për të parin e kësaj partie në Konventën zgjedhore që do të mbahet nesër.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftim.

Kjo konventë mbahet pas një procesi të gjatë zgjedhore brenda nëndegëve dhe degëve të kësaj partie.

Ndryshe, askush nga PDK nuk është deklaruar se do të kandidojë kundër Kadri Veselit, i cili është paraqitur si kandidati i vetëm për të rimarrë kreun e partisë.

Që nga themelimi i saj, PDK ka pasur vetëm dy kryetarë, fillimisht Hashim Thacin e tash Veselin, ndërsa të dy kanë fituar gjithmonë pa pasur kundërshtar